Ndërlidhjet

UNESCO miraton kërkesën e palestinezëve


UNESCO-ja votoi pro anëtarësimit të autoritetit palestinez si anëtar me të drejta të plota në këtë mekanizëm.

Veprimi thuhet se mund t’i shkaktojë agjencisë kulturore të këtij mekanizmi humbjen e miliona dollarëve të ndihmës nga Shtetet e Bashkuara.

Kërkesa e palestinezëve për anëtarësim të plotë në UNESCO është pjesë e kërkesës së tyre për njohjen e shtetit palestinez.

Shtetet e Bashkuara thanë se do të përdorin Veto-n e tyre ndaj kërkesës së pelaestinezëve për anëtarësim të plotë në OKB, por në UNESCO palestinezët patën vetëm nevojë për shumicën prej dy të tretash të votave.

Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi i dytë për UNESCO-n, mirëpo bazuar në legjislacionin amerikan qeverisë i pamundësohet financimi i çfarëdo organizate të OKB-së e cila pranon Palestinën si anëtar të plotë.
XS
SM
MD
LG