Ndërlidhjet

Eshton shpreson në forcimin e raporteve me Japoninë


Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, do të qëndrojë në tri ditët e ardhshme në Japoni, njoftoi zyra për informim e Komisionit Evropian.

Qëllimi i kësaj vizite thuhet se është thellimi i bashkëpunimit në sferën ekonomike, politike dhe të sigurisë.

Gjatë vizitës në Tokio, ajo pritet ta takojë ministrin e jashtëm të këtij vendi, Koiçiro Gemba, ndërsa do të ketë edhe disa aktivitete të tjera,

Para vizitës, Eshton, ndër të tjera, u shpreh:

“Të dyja palët janë pajtuar për të punuar paralelisht drejt negociatave për një Marrëveshje për Tregti të Lirë dhe një Marrëveshje Kornizë që mbulon çështjet politike, globale dhe sektoriale”.

Mësohet se gjatë qëndrimit në shtetin japonez, shefja e diplomacisë evropiane do të marr pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të Shtëpisë së BE-së në këtë vend, ndërtesën e shërbimit të jashtëm të BE-së në Japoni.
XS
SM
MD
LG