Ndërlidhjet

Japonia vazhdon blerjen e obligacioneve evropiane


Kreu i fondit 440 miliardësh evropian tha se nga zyrtarët e lartë ekonomikë të Japonisë i është thënë se shteti do të vazhdojë të blejë obligacione nga ky mekanizëm.

Klaus Regling foli para gazetarëve pas një takimi me minstrin japonez ët financave për marrëdhënie ndërkombëtare, Takehiko Nakao.

Regling qëndroi në Japoni pas viztës që i bëri Kinës gjatë fundjavës.

Vizita e tij në Azi vjen një ditë pasi liderët e Eurozonës arritën një pajtim rreth planeve për zgjidhjen e krizës së borxheve në këtë zonë.
XS
SM
MD
LG