Ndërlidhjet

Rusia pranon propozimin zviceran


Moska iu përgjigj pozitivisht një propozim-marrëveshjeje me Gjeorgjinë e cila do t’ia hapte rrugën anëtarësimit të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Gjeorgjia është anëtari i vetëm i OBT-së që bllokon hyrjen e Rusisë në këtë mekanizëm.

Këshilltari i lartë i Kremlinit për çështje ekonomike, Arkadi Dvorkoviq, u tha gazetarëve se Moskës nuk i nevojiten ndryshime “radikale” për t’u pajtuar me marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Zvicra.

Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, falënderoi Zvicren të dielën pas takimit me homologen e tij zvicerane, Mishel Kalmi Rej.

Kjo e fundit pritet të takohet me presidentin e Gjeorgjisë, Mikhajl Sakashvil, më vonë gjatë ditës në Batumi.

Marrëveshja e propozuar do të staciononte një kompani private të kontraktuar nga një palë ndërkombëtare për të monitoruar marrëveshjen tregtare në mes të Gjeorgjisë dhe rajoneve separatiste-Abkazisë dhe Osetisë Jugore.
XS
SM
MD
LG