Ndërlidhjet

Projekti i autostradës Prishtinë- Han i Elezit, i cili nuk është paraparë në projekt-buxhetin e vitit 2012, sipas zyrtarëve në Ministrinë e Infrastrukturës nuk lë të kuptosh se ky projekt do të mbetet i parealizuar.

Ata thonë se kanë bërë të gjitha përgatitjet e dokumentacionit për shprehje të interesit, dhe sipas tyre kjo do të bëhet në fund vitit 2012.

Lah Nitaj, këshilltar i lartë në Ministrinë e Infrastrukturës thotë për Radion Evropa e Lirë se në kuadër të vizionit ekonomik të Kosovës, ekziston projekti i rrugës Prishtinë - Hani i Elezit.

Sipas tij, tani më ka përfunduar edhe studimi i fizibilitetit.

Qeveria është e kujdesshme që të ketë parasysh të gjithë parametrat ekonomikë dhe buxhetorë. Po i shohim mënyrat edhe me mekanizmat relevante ndërkombëtare që të ecim sigurt në këtë projekt dhe shpresoj në fund të vitit 2012 të mund të kemi shprehjen e interesit për ato kompani, dhe operatorët ekonomikë që duan të konkurrojnë në këtë projekt madhor për Kosovën”, shprehet ai.

Ndërkohë, tashmë ekziston një vendim i marrë në Qeverinë e Kosovës, sipas të cilit ndërtimi i rrugës do të përfshijë mjete nga buxheti i Kosovës.

Por, Nitaj thekson se qeveria po identifikon akterët e tjerë të cilët mund të ishin pjesëmarrës në ndërtimin e rrugës, siç janë kreditë me kamata më të volitshme dhe metoda e koncesionit në kuadër të partneritetit publiko-privat.

Jemi shumë të faksuar si ministri dhe qeveri, që brenda vitit 2012 të kemi shprehjen e interesit. Kjo mbase nuk nënkupton që në vitin 2012 të ketë një kosto buxhetore të caktuar".

"Ne po shpresojmë në vitin 2012 ose çerekun e parë të vitit 2013, varësisht nga interesimi i operatorëve ekonomikë për ndërtim, të kemi firmosje të kontratës. Dinamika e realizmit do të përcaktohet tek pasi të kemi një kontratë zyrtare me ndonjë operatorë ekonomik
”, thotë Nitaj.

Sidoqoftë, në propozim-buxhetin e vitit 2012, i publikuar ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, nuk është planifikuar ndërtimi i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Megjithatë, me këtë propozim-buxhet janë ndarë rreth 268 milionë euro, nga të cilat 240 milionë i dedikohen vazhdimit të ndërtimit të autostradës Merdare-Morinë, ndërsa pjesa tjetër, prej rreth 28 milionë, është ndarë për rehabilitim dhe ndërtim të rrugëve të reja.

Njohës të çështjeve ekonomike thonë se duhet pasur kujdes lidhur me projektet tjera të reja dhe të mëdha, siç është autostrada Prishtinë – Hani i Elezit.

Projekti autostradës Prishtinë – Hani i Elezit është dashur të vazhdojë me metodën e partneritetit publiko-privat.
Projekti autostradës Prishtinë – Hani i Elezit është dashur të vazhdojë me metodën e partneritetit publiko-privat. Por, pas një kohe, ministra e infrastrukturës pati njoftuar që do të procedojë këtë projekt më financim të buxhetit të Kosovës, i cili është një barrë shtesë për buxhetin e Kosovë".

"Kjo pra është edhe arsyeja pse është larguar edhe nga buxheti i Kosovës nga viti i ardhshëm, sepse buxheti i Kosovës aktualisht nuk është në gjendje ta përballojë
”, thekson Alban Hashani, ekspert i çështjeve ekonomike.

Ndërkohë, Hashani konsideron se mosfutja e këtij projekti në buxhetin e vitit të ardhshëm, do të thotë disiplinim i qeverisë, sa i përket politikës fiskale.

Mendoj që vet vendimi për të shmangur partneritetit publiko-privat si formë financimi ka qenë i ngutur dhe ndoshta është dashur të shqyrtohet edhe më tutje ky funksion, i cili do të mundësonte ndërtimin e kësaj rruge pa ngarkuar buxhetin e Kosovës”, thotë ai.

Ndryshe, sipas projektit të prezantuar kohë më parë nga Ministria e Infrastrukturës, autostrada Prishtinë – Hani i Elezit do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash.

Autostrada do të ketë dy tunele, ndërsa më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut, me 2. 2 kilometra.

Shpejtësia maksimale në autostradë, sipas projektit, do të jetë 120 kilometra në orë.
  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi - Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG