Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës – tre të vrarë të OKB-së


Komisariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR) ka njoftuar se tre afganë, që punonin për këtë agjenci, janë vrarë nga një sulm vetëvrasës me bombë, në qytetin jugor të Afganistanit, Kandahar.

Dy afganë të tjerë, që poashtu punonin për UNHCR-in, ishin plagosur në sulmin e sotëm.

Shefi i policisë provinciale, Abdul Razaki, tha se sulmuesi vetëvrasës me bombë dhe tre persona të armatosur e sulmuan kompleksin ku gjenden Kombet e Bashkuara dhe grupet ndërkombëtare humanitare.

Të gjithë sulmuesit u vranë.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulm.

Sulmi i sotëm u bë dy ditë pasi nga një sulmues vetëvrasës me bombë u vranë 13 ushtarë dhe punëtorë civilë të Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë, që udhëhiqet nga NATO-ja.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës tokësor kundër koalicionit ndërkombëtar në 10 vitet e luftës në Afganistan, gjatë së cilit ishin vrarë edhe katër afganë.
XS
SM
MD
LG