Ndërlidhjet

Thaçi: Pasaporta biometrike – sukses për Kosovën


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se dhënia e pasaportave biometrike paraqet sukses.

“Kjo është ditë e suksesit për Republikën e Kosovës, një ditë për Kosovën evropiane”, tha Hashim Thaçi, gjatë ceremonisë së dhënies së pasaportës së parë biometrike.

Me dhënien e këtyre pasaportave, Kosova shpreson se i rritë gjasët për arritjen e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

“Duke e dhënë pasaportën e parë biometrike, ne po e plotësojmë një parakusht shumë të rëndësishëm për Kosovën, në kornizën e liberalizimit të vizave”, tha Thaçi.

Në raportin e tij vjejtor për vendet që synojnë integrim në BE, Komisioni Evropian ka vlerësuar se fillimi i dialogut për viza me Kosovën do të mund të fillonte “aty kah fundi i vitit”.
XS
SM
MD
LG