Ndërlidhjet

SHBA: Ndalet pagesa për UNESKO-n, pas pranimit të AP


Pasi Agjencia e Kombeve të Bashkuara për kulturë, UNESKO, sot i siguroi anëtarësi të plotë, Autoritetit Palestinez (AP), Shtetet e Bashkuara, kontribuesi kryesor në buxhetin e UNESKO-s, menjëherë i kanë ndalur pagesat për këtë organizatë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, shpalli se Uashingtoni e ka ndalur financimin.

- Ne ishim në vazhdim e sipër të pagesës prej 60 milionë dollarësh për UNESKO-n në nëntor, dhe ne nuk do ta bëjmë këtë pagesë”, tha Nuland.

Legjislacioni i Shteteve të Bashkuara nuk i lejon qeverisë amerikane, që ta financoj çfarëdo organizate të Kombeve të Bashkuara, që e pranon Autoritetin Palestinez si anëtar me të drejta të plota.
XS
SM
MD
LG