Ndërlidhjet

KFOR: Kemi nevojë për lëvizje të lirë dhe të pakushtëzuar


Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se korsitë e hapura në Mitrovicë dhe Leposaviq, të cilat çojnë drejt vendkalimit kufitar në Jarinë, nuk janë hapur sa duhet për kalimin e automjeteve të rënda.

"Kjo do të thotë se KFOR-i nuk do të mund t'i furnizojë apo bartë trupat në ato pjesë. Kjo është në kundërshtim me njoftimin e përfaqësuesve të katër komunave, të cilët thonë se kanë mundësuar lirinë e lëvizjes së plotë, që nga e mërkura e kaluar. Ne kemi nevojë për liri të pakushtëzuar të lëvizjes për të gjithë", ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i KFOR-it, Frank Martin.

Serbët kanë vendosur barrikada në pjesën veriore të Kosovës si reagim ndaj dërgimit të doganierëve dhe policëve kosovarë në pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, në Jarinë dhe në Bërnjak.

Pas bisedimeve të shumta me përfaqësues të KFOR-it, politikanët serbë të veriut kanë thënë se kanë mundësuar lirinë e lëvizjes për KFOR-in, por jo edhe për EULEX-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG