Ndërlidhjet

Ban-i shqetësuar për rritjen e popullsisë botërore


Kreu i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, ka paralajmëruar liderët botërorë se do të përballen me protesta të 7 miliardë banorëve në botë, përderisa nuk trajtojnë çështjen e pabarazisë.

Duke folur për dallimet e mëdha ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, Ban tha se në planetin ku më shumë se një miliardë njerëz vuajnë nga uria, “ka kontradikta të tmerrshme”.

Ditë më parë, në Manila të Filipinëve u lind një vajzë që vlerësohet të jetë në mesin e foshnjeve që ka gjasa të ketë qenë i linduri i 7 miliardët në botë.
XS
SM
MD
LG