Ndërlidhjet

Greqia do referendum për reforma


Kryeministri grek, George Papandreu, bëri të ditur se Greqia do të mbajë një referendum rreth një pakete ndihmëse, e cila duket se nxorri vendin nga telashet në javën e kaluar.

Liderët e Eurozonës u pajtuan në javën e kaluar për t’ia dhënë Athinës zyrtare një paketë të dytë ndihmëse prej 130 miliardë eurosh dhe për t’ia shlyrë 50 për qind të borxhit aktual.

Papandreu tha se ka nevojë për mbështetje më të gjerë politike për reformat e kërkuara nga liderët ndërkombëtarë.

Raportet thonë se referendumi mund të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të jetë i dyti që po mbahet në këtë shtet në 40 vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG