Ndërlidhjet

logo-print

Dënohet për dhunim ushtari amerikan


Një ushtar amerikan në Korenë Jugore është dënuar me 10 vite burg për shkak të dhunimit të një vajze adoleshente.

Agjencia e lajmeve Yonhap njoftoi se gjykata dënoi ushtarin 21 vjeçar për keqtrajtim seksual të vajzës për disa herë me radhë pas hyrjes së dhunshme në dhomën e saj në afërsi të Seulit në muajin shtator.

Ministria e jashtme tha se verdikti në fjalë është dënimi më i gjatë që i është shqiptuar ndonjë ushtari amerikan në Korenë Jugore në 20 vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG