Ndërlidhjet

Turqi: Pritet të nisin bisedimet Afganistan-Pakistan


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai dhe presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, u takuan së bashku me presidentin turk Abdullah Gul, një ditë përpara konferencës ndërkombëtare për Afganistanin në Stamboll.

Afganistani e akuzon shërbimin e intelegjncës së Pakistanit se ka mbështetur kryengritësit talibanë.

Bisedimet e këtyre dy vendeve u ndërprenë në shtator, kur u vra negociatori afgan i paqes Burhanudin Rabani, për çka Afganistani ka fajsuar talibanët dhe ka thënë se baza e tyre është në Pakistan.

Në anën tjetër, Pakistani mohon akuzat se ka mbështetur talibanët, duke pretenduar se kryengritësit nga talebanët e Pakistanit, kanë qenë duke përdorur Afganistanin si një bazë për të zhvilluar sulme kundër Pakistanit.

Bisedimet trilaterale do të përcillen nga një konferencë rajonale për Afganistanin të mërkuren, ku ndër të tjerë do të marrin pjesë edhe ministri i jashtëm indian S.M Krishna dhe homologët e tij nga Franca dhe Gjermania.
XS
SM
MD
LG