Ndërlidhjet

OKB dënon sulmin në Kandahar


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkaura, ka dënuar sulmin terrorist kundër një objekti të OKB-së në Kandahar të Afganistanit.

Presidenti i OKB-së për muajin tetor, Gjoj Ogu, i ka bërë thirrje Kabulit të gjejë personat përgjegjës për sulmin e 31 tetorit, ku u vranë tre afgan duke përfshirë edhe një polic, dhe u plagosen dy të tjerë.

Vetura vetvrasëse me bombë, kishte për shënjestër një shtëpi që përdoret nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatë.

Sulmi që u zhvillua rreth 480 kilometra në jug të Kabulit, është i fundit në një varg të sulmeve vdekjeprurëse në Afganistan, shumë prej të cilave kanë pasur për shënjestër të huajt.
XS
SM
MD
LG