Ndërlidhjet

Presidenti në qendër të debatit


Ilustrim
Ilustrim

Mosha e presidentit të ardhshëm, mandati dhe përkatësia politike, ishin disa prej çështjeve që i brengosin të rinjtë e Kosovës, kur bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese.

Komisioni Amandamentues për Ndryshimin e Kushtetutës është duke zhvilluar një sërë debatesh me qytetarë të strukturave të ndryshme dhe në këtë rrafsh, një debat i këtillë është mbajtur të martën në hapësirat e Fakultetit Juridik në Universitetin të Prishtinës.

Studentja Lumturie Limani, thotë se është e informuar deri në një masë me ndryshimet që do të bëhen.

Për ndryshimet kushtetuese, sa i takon presidentit, për mua është e rëndësishme mosha e presidentit. Unë nuk mendoj që presidenti do të duhej të ishte më i ri se 35 vjeç, pasi që këtu hyjnë edhe shumë aspekte të tjera, siç është përvoja e tij”, tha Limani.

Kurse, Ekrem Zajmi, po ashtu student, thotë se Komisioni Amandamentues duhet t’i marrë parasysh propozimet e qytetarëve.

Do të duhej që presidentit t’i caktohen në detaje çështjet e mandatit të tij/saj...

Do të duhej që presidentit t’i caktohen në detaje çështjet e mandatit të tij/saj; pastaj është edhe çështja e betimit, disa çështje këto të cilat në koncept janë të rëndësishme, por që nga grupi punues po shihen si jo shumë të rëndësishme”, tha Zajmi.

Por, ka edhe studentë të cilët nuk janë të informuar se çka është duke ndodhur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Nuk e di se çfarë po bëhet me Kushtetutë, dhe nuk kam ndonjë interesim për këtë çështje”, tha Egzon Rama, student në UP.

Por, kishte të tjerë, të cilët kishin interesim për të ditur se çfarë po ndodhë në të vërtetë.

Pyetja ime është duke iu referuar nenit 91; paragrafi 2; ku në Kushtetutën e Kosovës është futur edhe akti i tradhtisë. Cili organ do të jetë kompetent për të konstatuar se presidenti i Kosovës ka bërë akt tradhtie”...

Në rast të vdekjes së presidentit, si do të veprohet?”...

Bazuar edhe në debatet e mëhershme, çështja e zëvendëspresidentit gjithashtu ka zënë hapësirë të mjaftueshme.

Kryetari i Komisionit për Amandamentimin e Kushtetutës, Arsim Bajrami, tha se kjo ide është duke u përkrahur më shumë nga qytetarët.


Opsioni i dytë, që është risi dhe i cili duhet të them se po përkrahet me shumicë në debatin me qytetarë, por jo edhe nga partitë politike në këtë fazë, është ai i një zëvendëspresidenti formal, i cili konkurron në duet me presidentin".

"Ai do të kishte një kandidaturë me 15 mijë nënshkrime dhe do të votohej me votën e njëjtë si të presidentit, kurse do të propozohej drejtpërdrejt nga kandidati për president. Kandidati për presidenti kur certifikohet në KQZ-së do të obligohej të japë edhe emrin e nënpresidentit dhe që të dy konkurrojnë”, tha Bajrami.

Vjosa Osmani, anëtare e këtij komisioni nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se karshi partive politike, kanë mbetur edhe disa çështje që kanë nevojë për sqarim.


Janë 2-3 çështje kryesore: e para në qoftë se kandidati që zgjidhet president mund ta mbajë shtetësinë e dytë, në rast qe e ka atë. E dyta është çështja e zëvendëspresidentit; në qoftë se do të shkohet me praktikën e deritashme me ushtrues detyre, apo do ta paraqesim institucionin e zëvendëspresidentit, që mund të krijojë më shumë stabilitet institucional, dhe ka edhe çështje të tjera të vogla që kanë të bëjnë më financimin e fushatës”, tha Osmani.

Debatet publike pritet të përmbyllen më 4 nëntor në Prishtinë.

Më pas, komisioni do të mblidhet dhe do t’ua dërgojë propozimet edhe partive parlamentare, në mënyrë që propozimi final para Kuvendit të jetë sa më konsensual.

Më 6 prill të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë, në mbështetje të një marrëveshjeje politike për president, në të cilën është përfshirë edhe pajtueshmëria për ndryshime kushtetuese dhe reforma zgjedhore.

Ndryshimet pritet të përfshijnë në vete edhe një amendamentet shtesë, me të cilin do të shpallen zgjedhjet e para presidenciale në Kosovë, jo më larg se gjashtë muaj pas aprovimit të ndryshimeve nga Kuvendi.

XS
SM
MD
LG