Ndërlidhjet

SHBA bllokon asetet e shefit të Hakanit


Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar sot se ka vënë në listë të zezë, një komandant të zënë të rrjetit Hakani.

Ky veprim identifikon komandantin e rrjetit Hakani, Mali Khan, si një terrorist global dhe bllokon të gjitha pasuritë që ai mund të ketë në SHBA.

Departamenti amerikan i shtetit tha në një deklaratë se të gjitha asetet “që janë subjekt i juridiksionit amerikan, e në të cilat Mali Khan mund të ketë interes janë bllokuar dhe njerëzit amerikan e kanë të ndaluar të kryejnë qfarëdo transaksioni me të.”

Khan, u zu në shtator në një operacion të përbashkët të NATO-s dhe Afganistanit, në provincën juglindore Paktija.

Besohet se rrjeti Hakani, është i përfshirë në vrasjen e ish presidentit afgan, Burhanudin Rabani.
XS
SM
MD
LG