Ndërlidhjet

logo-print

Kirigizi: Fituesi i zgjedhjeve thotë se baza amerikane paraqet rrezik


Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Kirgizi, Atambaev Almazbek, thotë se baza ajrore e SHBA-së në këtë vend e vë kombin në rrezik të sulmeve dhe duhet të mbyllet deri në vitin 2014.

Atambaev, i cili fitoi më shumë se 60 përqind të votave të dielen, ka thënë sot se do të zhvillojë një marrëveshje që lejon largimin e bazës amerikane deri në mesin e vitit 2014.

Shtetet e Bashkuara ka përdorur bazën Manas në aeroportin kryesor të vendit si një qendër kryesore logjistike për operacionet në Afganistan, që nga viti 2001.

Rusia gjithashtu ka një bazë ushtarake në Kirigizi, për të cilën Atambaev nuk ka thënë asgjë.
XS
SM
MD
LG