Ndërlidhjet

Stamboll: Sot fillon konferenca për Afganistanin


Në Stamboll sot pritet të fillojë konferenca ndërkombtare që ka për qëllim të hartojë një udhrrëfyes për sigurinë në Afganistan, pas tërheqjes së trupave të huaja nga ky vend, në vitin 2014.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, pritet të paraqesë një projekt ku do të paraqitet një pakt i ri i sigurisë rajonale dhe bashkëpunimit.

Zëvendës ministri i jashtëm afgan, Jaued Ludin, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se një pakt i bashkëpunimit rajonal është hap kyq në procesin e paqes.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara, Pakistani, Irani, India, Republikat e Azisë Qendrore, dhe antarë nga Kombet e Bashkuara dhe NATO.
XS
SM
MD
LG