Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Pritet vendimi për ekstradimin e Asanzhit


Një gjykatë në Londër do të vendos sot nëse themeluesi i WikiLeaks-it, Gjulian Asanzh, mund të ekstradohet nga Britania në Suedi.

Autoritetet suedeze duan ta marrin në pyetje Asanzhin, lidhur me akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale.

Asanzh, mohon akuzat duke thënë se ai është bërë shënjestër sepse ka publikuar mijëra sekrete diplomatike të Shteteve të Bashkaura.

Muajin e kaluar, Asanzh ka njoftuar se WikiLeaks, do të ndaloj së publikuari memorandumet sekrete, ndërkaq do të fokusohet në rritjen e fondeve sepse firmat si Visa dhe MasterCard janë duke ndërprerë fondet për këtë grup.
XS
SM
MD
LG