Ndërlidhjet

logo-print

Protesta në Kirgizi


Mbështetësit e kandidatëve të rrëzuar presidencial, Tashiev dhe Madumarov, po protestojnë në dy qytete jugore të Kirgizisë.

Protesta më e madhe është në Jalal-Abad, ku raportohet se janë mbledhur më shumë se 1000 njerëz në sheshin qendror jashtë ndërtesës së administratës të kësaj province.

Ndërsa në Osh, raportohet se janë mledhur rreth 200 njerëz në sheshin jashtë administratës mirëpo numri i njerëzve po rritet.

Mbështetës të Tashievit dhe Madumarovit, pretendojnë se zgjedhjet e 30 tetorit ishin të manipuluara dhe rezultatet ishin të falsifikuara.

Fituesi, Almazbek Atambaev, mori më shumë se 60 përqind të botave derisa Tashiev dhe Madumarov morën nga 14 përqind secili.
XS
SM
MD
LG