Ndërlidhjet

Stamboll: Hapet konferenca për Afganistanin


Sot u hap në Stamboll konferenca, e cila ka për qëllim hartimin e një udhrrëfyesi për sigurinë e Afganistanit, pas tërheqjes së trupave të huaja nga ky vend, në vitin 2014.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, dhe ai pakistanez Asif Ali Zardari, po marrin pjesë në këtë takim një ditor.

Karzai, ka theksuar se vendi i tij ka nevojë për ndihmën e shumë vendeve dhe organizatave e sidomos për ndihmën e Pakistanit.

"Procesi i paqes nuk do të ketë sukses përveq nëse mblidhemi me udhëheqësit e lartë të talibanëve me bazë në Pakistan. Ne shpresojmë që me ndihmën e vllezërve tanë në Pakistan, do të arrijmë të largojmë lidershipin taleban nga disa prej rrjeteve të mbështetjes që ata gëzojnë jashtë Afganistanit dhe integrimin e tyre në procesin e paqes,” është shprehur Karzai.

Përfaqsues nga 20 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Iranin, Indinë, Republikat e Azisë Qendrore dhe përfaqsuesë nga Kombet e Bashkuara e NATO, janë duke marrë pjesë në këtë konferencë.

Presidenti turk, Abdullah Gul, në hapje të konferencës, tha se “kthimi i sigurisë në Afganistan është një domosdoshmëri.”
XS
SM
MD
LG