Ndërlidhjet

Kontesti Maqedoni - Greqi: Në kërkim të ndërmjetësimit amerikan


Parlamenti i Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë

Nga partia qeverisëse e Maqedonisë, VMRO-DPMNE, nuk është komentuar kërkesa për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së emrit apo të ndërhyrjes së SHBA-së për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe zhbllokimin e procesit të inkuadrimit të Maqedonisë në NATO dhe në BE.

Kjo kërkesë u bë nga Partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) që është në koalicion qeverisës.

Nga BDI-ja edhe një herë konfirmuan qëndrimin e kreut Ali Ahmeti, i cili, në takimin e së martës me ambasadorin amerikan, Poll Uolers, ka thënë se “çdo zvarritje e mëtutjeshme e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO rrezikon arritjet e deritanishme dhe nxit elementet shkatërruese në vend dhe rajon, për të krijuar jostabilitet në të gjithë rajonin”.

Qëndrimet e këtilla të BDI-së, sipas ekspertëve të çështjeve ndërkombëtare, dëshmojnë qartë pafuqinë e kësaj partie për të ndikuar te kryeministri Nikolla Gruevski në zgjidhjen e çështjes së emrit, që mban peng procesin e integrimit të vendit.

Është më se e qartë se BDI-ja nuk është në gjendje që çështjen e emrit ta zgjidhë në kuadër të sistemit që çdo shtet sovran do të duhej ta bënte.
Është më se e qartë se BDI-ja nuk është në gjendje që çështjen e emrit ta zgjidhë në kuadër të sistemit që çdo shtet sovran do të duhej ta bënte. Andaj, ajo kërkon mbështetje nga jashtë, e në veçanti nga SHBA-ja".

"Por, mendoj se BDI-ja ndodhet në një pozitë mjaft delikate, pasi në rast se insiston në zgjidhjen e shpejtë të çështjes së emrit, rrezikon të shkaktojë krizë në raportet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Në të kundërtën, nëse vazhdon të mos bëjë presione, atëherë rrezikon që qeveria e tanishme të vazhdojë edhe më tej të ikë nga zgjidhja e këtij problemi”, thotë Denko Malevski, ish-ministër i Punëve të Jashtme.

Ismet Ramadani, nënkryear i Këshillit Euroatlantik, thotë se BDI-ja nuk ka alternativë tjetër, përveç kërkesës për ndihmë nga SHBA-ja dhe BE-ja.

BDI, siç duket, nuk ka ndonjë angazhim konkret që ta detyrojë VMRO-DPMNE-në...
BDI, siç duket, nuk ka ndonjë angazhim konkret që ta detyrojë VMRO-DPMNE-në të mbajë diskursin euroatlantik dhe në këtë rast kërkon ndihmën e SHBA-së dhe të BE-së”, deklaron Ramadani.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Denko Malevski, vlerëson se përfshirja e administratës amerikane ndoshta do ta shtynte përpara procesin e mbylljes së këtij problemi shumëvjeçar. Por, sipas tij, në këtë duhet pasur kujdes të madh që ndërmjetësimi i saj të mos nënkuptohet i dëmshëm nga pala maqedonase.

Përfshirja e palës së tretë, kësaj radhe të SHBA-së, mund t'i shtyjë punët përpara, por ekzistojnë rreziqe, pasi pala maqedonase do të reagonte duke e parë këtë si një aleancë shqiptaro-amerikane kundër maqedonasve”, shprehet Malevski.

Ismet Ramadani, nga Këshilli Euroatlantik, beson se një koordinim i mirë i aktiviteteve dhe presioneve nga SHBA-ja, do të mund ta detyronte Gruevskin të ndryshonte kursin e veprimit.

Ai thotë se politika të tilla asnjëherë nuk kanë pasur përfundim të mirë.

Zakonisht, populistët apo liderët populistë, si në rajon ashtu edhe më larg, kanë mbaruar keq. Sado që duket se kryeministri ka përkrahje të gjerë, kjo përkrahje përnjëherë mund të humbet dhe madje mund të shkaktojë situatë që mund të jetë fatkeqe për qeverinë, e cila populizmin e ka si formë veprimi”, thekson Ramadani.
XS
SM
MD
LG