Ndërlidhjet

Jemen: Së paku 13 të vrarë


Zyrtarë mjeksorë dhe aktivistë thonë se së paku 13 persona janë vrarë dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur në përleshje të reja në Jemen.

Zyrtarë nga spitali, thonë se të paktën 10 persona, shumica prej të cilëve civilë, janë vrarë në përleshje me armë sot në mes të forcave qeveritare dhe njerëzve që po kërkojnë dorëheqjen e presidentit, Ali Abdullah Saleh.

Në kryeqytetin, Sana, tre njerëz janë vrarë në përleshje të marten mbrëma në mes të forcave qeveritare dhe atyre anti-presidentit.

Dhuna vjen pas një pauze të shkurtër, ku ka nëntë muaj që trupat qeveritare po luftojnë një kryengritje nga aktivistë pro-demokracisë, ushtarë disidentë, dhe persona të armatosur fisnor, kundër sundimit 33-vjeçar të Salehit.
XS
SM
MD
LG