Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Rrëzimi i aeroplanit ishte gabim i pilotit


Hetuesit që po punonin për rastin e aeroplanit rus që u rrëzua duke vrarë 44 njerëz, kanë thënë sot se shkak i rënies ka qenë një gabim i pilotit.

Komiteti shtetëror për aviacion, ka thënë se rënia e aeroplanit Yak-42, me datën 7 shtator, ishte rezultat i gabimit të pilotit i cili aksidentalisht ka aktivizuar frenat gjatë ngritjes.

Në këtë aksident, humbën jetën të gjithë lojtarët dhe trajnerët e ekipës së hokejit, Lokomotiv Jaroslavl.
XS
SM
MD
LG