Ndërlidhjet

Bosnjë: U arrestuan dy vetë që i ndihmuan Jashareviqit


Autoritetet në Bosnjë Hercegovinë thonë se i kanë arrestuar dy persona, të dyshuar se e kanë ndihmuar Mevlid Jashareviqin, që ka shtënë me armë zjarri kundër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Sarajevë, të premten e kaluar.

Zyra e prokurorit shtetëror të Bosnjës, në njoftimin e sotëm, tha se policia ka arrestuar Dino Peçenkoviqin, 24 vjeçar, dhe Munib Ahmetpashiqin, 21 vjeçar, për dyshime se e kanë çuar Mevlid Jashareviqin, nga fshati i tij, Gornja Maoça, te Ambasada.

Pas të shtënave 30 minutëshe, policia e kishte plagosur Jashareviqin e armatosur, i cili tash gjendet në paraburgim.

Së paku një polic ishte plagosur gjatë këtij incidenti.
XS
SM
MD
LG