Ndërlidhjet

Stefanoviq: Zgjidhjet për Jarinjë dhe Bërnjak afër, por jo ideale


Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka vlerësuar sot se zgjidhjet për Bërnjak dhe Jarinjë janë afër, por ato nuk do të jetë ideale.

“Vetë zgjidhja është afër, por ajo nuk do të jetë ideale dhe disave nuk do t’u pëlqej”, tha Stefanoviq, në fjalimin e tij në Këshillin për Kosovën të Kuvendit të Serbisë.

Sipas tij, duhet të “gjendet zgjidhje e kënaqshme edhe për shtetin e Serbisë edhe për serbët kosovarë”.

Zoti Stefanoviq ka shfaqur shpresën se dialogu me Prishtinën do të vazhdoj së shpejti, pasi kjo është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve konkrete.

“Po jetojmë në botë, në të cilën forca luan rol të rëndësishëm dhe ne, nën këto rrethana, duhet të gjejmë zgjidhje më të mira”, tha Stefanoviq.
XS
SM
MD
LG