Ndërlidhjet

Merkel: Nga Greqia kërkohen qartësime


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha sot se kërkohet qartësi nga Greqia, se si ajo planifikon ta implementoj pakon e kredisë së shpëtimit të Bashkimit Evropian, për pagesë të borxheve.

“Ne u pajtuam për planin për Greqinë, javën e kaluar. Sa i përketë Bashkimit Evropian, ne dëshirojmë që ky plan të zbatohet në praktikë, por për këtë ne na duhet qartësi”, tha Merkel, para takimit të paraparë për sonte më vonë në Kan të Francës, me kryeministrin e Greqisë, George Papandreu.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe presidenti francez, Nikollas Sarkozi, dhe zyrtarë të lartë të BE-së, eurozonës dhe FMN-së.
XS
SM
MD
LG