Ndërlidhjet

Izrael: U testua raketa që mund ta sulmoj Iranin


Izraeli sot e ka testuar raketën, për të cilën thotë se është e aftë të bartë kokë atomike dhe ta sulmoj Iranin.

Ministria e mbrojtjes ka njoftuar për këtë test, por ka refuzuar të shpjegoj më tepër lidhur me sistemin e testuar.

Ministri i mbrojtjes, Ehud Barak, e ka lavdëruar testin raketor si një pikë kthese, duke thënë se ishte “një hap i rëndësishëm në raketat izraelite dhe progres në hapësirë”.

Korrespondenti i çështjeve ushtarake të Radios izraelite tha se ishte lansuar “raketa balistike”, term që në përgjithësi përdoret për raketa me rreze të gjatë veprimi, për bartje të kokave luftarake.

Testimi i sotëm u bë dy ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka tërhequr vërejtjen për “kërcënim të rëndë dhe direkt” për Izraelin, nga programi atomik i Iranit.
XS
SM
MD
LG