Ndërlidhjet

KFOR: Nuk i kompensojmë dëmet materiale


Komandanti i KFOR-it ka vizituar sot portën kufitare 31 dhe fshatin Zupç, në të cilin vazhdon të qëndrojë një ndër barrikadat më të mëdha, që serbët kanë vendosur me qëllim të pengimit të qarkullimit të lirë drejt pikës kufitare në Bërnjak.

Sipas zyrtarëve të KFOR-it, komandanti Erhard Drevs i ka paralajmëruar banorët, si dhe përfaqësuesin e Zubin Potokut, të cilin thuhet se e ka takuar rastësisht, se me rastin e heqjes së barrikadave mund të ketë dëmtime materiale.

“Komandanti i KFOR-it u ka thënë se është pak i frikësuar për kamionët e rinj në barrikada dhe se në rast të heqjes së bllokadave makinat e shtrenjta do të dëmtohen. Ai tashmë në mënyrë të hapur paralajmëroi se KFOR-i nuk do të kompensojë asnjë dëmtim të shkaktuar nga operacionet e heqjes së barrikadave”, citon zyrtari për informim i KFOR-it, Dan Harvi, komandantin Drevs.
XS
SM
MD
LG