Ndërlidhjet

SHBA: Presidenti i Sirisë duhet të tërhiqet


Shtetet e Bashkuara sot e kanë përsëritur thirrjen që presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, të tërhiqet.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, u tha gazetarëve se “Asadi e ka humbur legjitimitetin e tij për të udhëhequr dhe duhet të tërhiqet”.

Kjo deklaratë u bë pasi Liga Arabe njoftoi se Siria ishte pajtuar për tërheqjen e ushtrisë së saj nga qytetet, si pjesë e një nisme arabe për ta përfunduar gjakderdhjen dhe trazirat në këtë vend.

Pas takimit ministror të Ligës Arabe në Kajro, kryeministri i Katarit, Jasim al-Thani, tha se Siria është pajtuar ta ndalë dhunën, t’i liroj të burgosurit, t’i largoj forcat nga qytetet dhe hapësirat e banuara dhe të lejoj që Liga Arabe dhe mediat të kenë qasje për të raportuar për situatën.
XS
SM
MD
LG