Ndërlidhjet

Egjipt: Falen 334 të dënuar në gjyqet ushtarake


Autoritetet ushtarake në pushtet në Egjipt, kanë shpallur se i kanë falur 334 civilë të dënuar nga gjyqet ushtrarake, prej përmbysjes së ish presidentit Hosni Mubarak, në muajin shkurt të këtij viti.

Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura të Egjiptit, tha se kjo falje ishte mbështetje për “vazhdimin e komunikimit me popullin e madh egjiptian dhe me të rinjtë e revolucionit”.

Emrat e personave të falur do të publikohen më vonë.

Së paku 12 mijë njerëz janë gjykuar në gjykatat ushtarake në Egjipt prej muajit janar.

Organizatat vendëse dhe ndërkombëtare për të drejta të njeriut e kishin kritikuar këtë praktikë.

Shtetet e Bashkuara, poashtu, i kanë bërë thirrje Egjiptit, që civilët të paraqiten në gjykatat civile.
XS
SM
MD
LG