Ndërlidhjet

Francë: Fillon takimi i liderëve të Grupit 20


Liderët e Grupit 20 të vendeve me ekonomitë më të avancuara dhe ekonomive në zhvillim, mbledhen sot në Kanë të Francës për samitin dyditor, në të cilin do të diskutohet për krizën e borxheve në Evropë dhe për Greqinë.

Pritet që presidenti amerikan, Barak Obama, do të shpreh shqetësimet e Shteteve të Bashkuara për vendimin e Greqisë për mbajtjen e referendumit për pakon e ndihmës prej 130 miliardë euro nga Bashkimi Evropian, pasi kjo do t’i kthej prapa përpjekjet e BE-së për ta frenuar krizën e borxheve.

Gjatë samitit, presidenti amerikan do të takohet me presidentin e Francës, Nikollas Sarkozi, dhe me kancelaren gjermnae, Angela Merkel.
XS
SM
MD
LG