Ndërlidhjet

Irak: Nga eksplodimi i motoçikletave – tetë të vrarë


Policia dhe burime mjekësore thonë se nga eksplodimi i tri motoçikletave në qytetin-port Basra, të Irakut, mbrëmë janë vrarë së paku tetë vetë dhe janë plagosur 22 të tjerë.

Shefi i policisë në Basra, Faisal al-Abadi, tha se motoçikletat e mbushura me eksploziv, ishin parkuar në qendër të qytetit, para se të aktivizoheshin.

Në shkallë kombëtare, dhuna në Irak ka shënuar rënie nga vitet 2006 dhe 2007, kur dhuna kishte arritur kulmin, por sulmet ndodhin ende.

Sipas të dhënave zyrtare, në muajin tetor janë vrarë së paku 258 njerëz.
XS
SM
MD
LG