Ndërlidhjet

SHBA: Protestuesit i bllokuan rrugët e qytetit Oklend


Mijëra demonstrues kundër pabarazisë ekonomike i kanë penguar operacioninet në portin e qytetit Oklend në Kaliforni.

Porti i këtij qyteti në Paqësor, është porti i pestë më i madh në Shtetet e Bashkuara, ndërsa për të kalojnë importe dhe eksporte në vlerë prej afro 39 miliardë dollarësh.

Protestuesit “Okupimi i Oklendit”, poashtu, e kanë bllokuar edhe udhëkryqin kryesor, por nuk ia dolën ta bllokojnë krejtësisht qytetin.

Gjatë protestave javën e kaluar në këtë qytet, një ish pjesëtar i marinës ishte lënduar rëndë.
XS
SM
MD
LG