Ndërlidhjet

logo-print

Forbes: Obama, njeriu më i fuqishëm në botë

  • RFE /RL

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.

Revista “Forbes” ka vendosur presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, në krye të listës së njerëzve më të fuqishëm të botës për vitin 2011. Pushteti i kreut amerikan vlerësohet të jetë rritur pas vdekjes së kreut të Al Kaidës, Osama bin Laden, si dhe të diktatorit libian, Muamer Gadafi.

Kryeministri rus, Vladimir Putin, i cili pritet të garojë sërish për president të Rusisë, radhitet i dyti në listën e Forbes-it, ndërsa presidenti kinez, Hu Xhintao, zë vendin e tretë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbetet gruaja më e fuqishme në botë, përkatësisht në vendin e katërt të listës në fjalë.

Një pozitë më poshtë ndodhet themeluesi i Microsoft-it, miliarderi Bill Gejts, ndërsa vendi numër gjashtë i përket Mbretit Abdullah të Arabisë Saudite.

Lista e njëjtë ka rezervuar pozitën e shtatë për kreun e Vatikanit, Papa Benediktin XVI, dhe të tetën për kreun e Rezervave Federale të Shteteve të Bashkuara, Ben Bernank.

Themeluesi i rrjetit social “Facebook”, Mark Cukenberg, ndodhet në vendin e 9-të, ndërsa pozita e fundit e dhjetëshes së Forbes-it i takon kryeministrit britanik, Dejvid Kameron. (v.t.)
XS
SM
MD
LG