Ndërlidhjet

Obama: Grupi 20 – ta zgjidhë krizën financiare evropaine


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha sot se detyra më e rëndësishme e liderëve botërorë në takimin e tyre ekonomik në Kanë të Francës, është që ta zgjidhin krizën financiare evropiane.

Duke folur së bashku me presidentin francez, Nikolas Sarkozi, para takimit të Grupit 20 në Kanë, zoti Obama tha:

“Mendoj se nuk është befasi që ne ta kalojmë pjesën më të madhe të bisedimeve tona të fokusuar në forcimin e ripërtritjes së ekonomisë globale, në mënyrë që ne të krijojmë vende pune për njerëzit tanë dhe duke i stabilizuar tregjet financiare në gjithë botën. Aspekti më i rëndësishëm i detyrës sonë gjatë dy ditëve të ardhshme, është që ta zgjidhim, krizën financiare këtu në Evropë”, tha Obama.
XS
SM
MD
LG