Ndërlidhjet

Buzek: BE kërkon hapa konkretë në dialogun Serbi – Kosovë


Bashkimi Evropian kërkon përparim të raporteve dhe dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe zbatim të marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e BE-së, deklaroi sot në Beograd, kryetari i Parlamentit Evropian, Jirzhi Buzek.

“Hapat e ardhshëm janë të qartë. Statusi i kandidatit për disa javë dhe për disa muaj fillojnë negociatat. Por BE-ja e ka një dëshirë, e kjo është përparimi i raporteve ndërmjet jush dhe Kosovës”, tha Buzek dhe shtoi se Brukseli kërkon “hapa konkretë”.

Në këtë kuadër ai ka shpjeguar se është e domosdoshme marrëveshja konkrete dhe plotësimi i katër pikave, për të cilat është arritur pajtushmëri në dialogun Beograd – Prishtinë: liria e lëvizjes, kadastra, librat amë dhe vulat doganore.

Këto komente ai i bëri në Beograd, pas fjalimit të tij në Kuvendin e Serbisë.
XS
SM
MD
LG