Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi i kryengritësve – dy afganë të vrarë


Nga sulmi i kryengritësve, përfshirë edhe sulmues vetëvrasës me bombë, sot kundër kompleksit të një kontraktori të sigurisë së trupave të NATO-s, në pjesën perëndimore të Afganistanit, janë vrarë dy rojtarë afganë.

Përgjegjësinë për këtë sulm, që ndodhi në provincën Herat, e kanë marrë talibaët.

Zyrtarë provincialë kanë thënë se sulmi kishte ndodhur kundër selisë së kontraktorit, që nuk ishte shumë larg bazës së NATO-s dhe aeroportit kryesor në Herat.

Dy rojtarët afganë janë vrarë dhe pesë vetë ishin plagosur në shkëmbimin e të shtënave.

Të gjithë sulmuesit janë vrarë.

Herati është i pari nga shtatë hapësirat ku siguria është transferuar nga trupat e jashtme te forcat afgane, në muajin korrik.
XS
SM
MD
LG