Ndërlidhjet

Ministri Hoxhaj merr pjesë në takimin e Grupit të Vishegradit


Në takimin e Grupit të Vishegradit, që përbëhet nga Çekia, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria, nesër në Pragë, merr pjesë edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Sipas njoftimit të ministrisë së jashtme, zoti Hoxhaj, do të paraqes të arriturat e Kosovës në të gjitha segmentet, me theks të veçant në konsolidimin e vazhdueshëm të shtesësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Takimi i ministrave në këtë format është shprehje e interesit afatgjatë për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor, që është bërë traditë edhe nga presidencat e mëparshme”, ka kumtuar ministria e jashtme e Çekisë.
XS
SM
MD
LG