Ndërlidhjet

Qeveria e Maqedonisë ka miratuar projekt-buxhetin për vitin 2012, në të cilin, sipas partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), për herë të parë është paraparë që ndarja e mjeteve të bëhet në mënyrë proporcionale, pra, mbi 25 për qind e mjeteve për investime kapitale t'i dedikohen pjesës perëndimore të vendit të banuara me popullatë shqiptare.

Diku 25 apo 26 për qind të investimeve kapitale apo të pjesës së buxhetit për investime kapitale të ndahen për projektet që promovojnë kulturën, identitetin, arsimin e shkencën shqiptare, siç është teatri, Universiteti Shtetëror i Tetovës, korridoret e ndryshme, e kështu me radhë”, deklaroi zëdhënësi i BD I-së, Bujar Osmani.

Por, pohimet e këtilla janë kundërshtuar nga partitë opozitare.

Nga Rilindja Demokratike Kombëtare thonë se është manipulues pretendimi që mjetet janë paraparë edhe për korridorin 8, që është projekt ndërkombëtar.

Qeveria mundohet ta paraqesë si projekt shqiptar. Me këtë nuk pajtohem pasi bëhet fjalë për projekt ndërkombëtar...
Qeveria mundohet ta paraqesë si projekt shqiptar. Me këtë nuk pajtohem pasi bëhet fjalë për projekt ndërkombëtar, ku Bashkimi Evropian sugjeron që edhe korridori 8 dhe korridori 10 të realizohen paralelisht. Ne ende nuk e kemi projekt-buxhetin në dorë, por duke e ditur mënyrën se si realizohet buxheti, ne jemi skeptikë se do të realizohen parashikimet prej 25 për qind në rajonet shqiptare”, deklaroi Izet Zeqiri, deputet i Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe ekspert i njohur i ekonomisë.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore, që tubon kryesisht afaristët shqiptarë, thonë se ndarja e buxhetit nuk duhet të bëhet sipas përqindjes së popullatës, por sipas prioriteteve, të cilat, sipas kryetarit të kësaj ode, Menderes Kuçi, janë të shumta.

Ne dëgjuam se 25 për qind e buxhetit do të shkojë për zonat shqiptare, që unë nuk jam dakord, pasi ne ose jemi qytetar të këtij vendi, ose nuk jemi. Mos të ketë ndarje të këtilla, por kjo të bëhet sipas prioriteteve. Për një zhvillim të mirëfilltë të ekonomisë së vendit ku synim kryesor është fitimi i tregjeve dhe i investitorëve të jashtëm është detyrimisht ngritja infrastrukturore”, deklaroi Kuçi.

Ai tha se me ndarjet e këtilla mund të vazhdohet me diskriminimin e zonave të pasura të Maqedonisë perëndimore duke i kënaqur shqiptarët me disa investime të vogla.

Pamje nga Shkupi

Pamje nga Shkupi


Duan të bëjnë zona artificiale turistike në juglindje të vendit ku e dimë se si janë kushtet klimatike atje, ndërkohë që kemi bukuritë e Sharrit të njohura në të gjithë Evropën, dhe atje të mos hedhin as edhe një qindarkë. Kjo jep një qasje selektive”, shprehet Kuçi.

Ndryshe, buxheti për vitin 2012 arrin 2.7 miliardë euro me një deficit buxhetor prej 163 milionë euro apo 2.5 për qind të prodhimit bruto vendor.

Për investime kapitale, janë paraparë 442 milionë euro, apo 28 për qind më shumë sesa vitin e kaluar.

Sipas projektimeve të qeverisë, rritja ekonomike parashihet të jetë 4.5 për qind, me inflacion që do të sillet në rreth 2.5 për qind.
XS
SM
MD
LG