Ndërlidhjet

Loja me dialogun


Borisllav Stefanoviq dhe Edita Tahiri
Borisllav Stefanoviq dhe Edita Tahiri
Nëntori edhe pse qe pritur nuk solli zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel nga ana e Beogradit.

Por, nuk ka ende as datë të rifillimit të dialogut, nga i cili u largua pala serbe, për shkak të aksionit të Prishtinës për të kthyer kontrollin në veri.

Dren Zeka, këshilltari i kryenegociatores kosovare Edita Tahiri, shprehet se Prishtina është e gatshme që të vazhdojë dialogun, edhe pse deri më tani, Beogradi po zbaton vetëm një nga 5 marrëveshjet.

Sa i takon raundit të ardhshëm të dialogut teknik ne presim të mbahet diku kah mesi i muajit nëntor.

Sa i takon raundit të ardhshëm të dialogut teknik ne presim të mbahet diku kah mesi i muajit nëntor. Ndërmjetësi Kuper është duke punuar me të dyja palët që të saktësojë këtë datë dhe ne kemi dhënë konfirmimin tonë që kah mesi i muajit nëntor të shkojmë në Bruksel për të vazhduar dialogun teknik. Në agjendë është paraparë që të bisedojmë për zbatimin e plotë të pesë marrëveshjeve e më pas të bisedojmë për ergjinë, telekomunikacionin dhe bashkëpunimin rajonal”, tha Zeka.

Gjatë dialogut të dy palët kanë arritur marrëveshje për kadastrin, librat amzë, njohjen e diplomave, vulat doganore dhe lëvizjen e lirë.

Aktualisht Beogradi thotë se po zbaton marrëveshjen për vulat doganore.
Në fillim të nëntorit është dashur të nisë së zbatuari marrëveshja për lëvizjen e lirë, por zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar se kjo nuk është bërë nga Beogradi, edhe pse Prishtina njëanshëm po e zbaton atë.

Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, thotë se edhe vazhdimi i dialogut, edhe zbatimi i marrëveshjeve kanë rënë në plan të dytë për shkak të aksionit të 25 korrikut të Prishtinës në veri.

Oliver Ivanoviq
Oliver Ivanoviq


Pasi që gjithçka ka dalë në plan të dytë, tashmë gjithçka është më pak e vlefshme, pas përpjekjes së Prishtinës që ta ndryshojë situatën në terren. Ajo për të cilën është arritur pajtim, është arritur pajtim, por tash duhet që marrëveshjet të pranohen nga Qeveria e Serbisë”, tha Ivanoviq, duke iu referuar aksionit të Prishtinës për të kthyer kontrollin në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit.

Aksioni qe ndërmarrë si pasojë e moszbatimit të marrëveshjes për vulat doganore nga ana e Serbisë, me ç’rast Prishtina futi në fuqi masën e reciprocitetit duke mos lejuar hyrjen e mallrave nga Serbia në Kosovë, një masë kjo që autoritetet serbe e kishin vendosur që nga viti 2008 kundrejt mallrave kosovare.

Për zbatimin e reciprocitetit duhej kontrolli i pikave kufitare dhe për këtë u dërguan doganierët dhe policët kosovarë në Jarijnë dhe Bërnjak.

Bashkimi Evropian si ndërmjetës në bisedime ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve për çështjet teknike të arritura nga palët në Bruksel.

Por, nuk ka pasur deri tash ndonjë veprim konkret që shpërblen palën që i zbaton marrëveshjet, apo që ndëshkon ato që nuk i përmbushin obligimet e marra. Prishtina, sipas Zekës është në pritje të shpërblimit.

Ne presim që si palë konstruktive në këtë dialog të shpërblehemi nga Bashkimi Evropian me kërkesat tona...

Ne presim që si palë konstruktive në këtë dialog të shpërblehemi nga Bashkimi Evropian me kërkesat tona që janë liberalizimi i vizave sa më parë, hyrja në marrëdhëniet kontraktuale me BE-në dhe planet përshpejtuese për marrjen e statusit të kandidatit”, tha Zeka.

Por, në anën tjetër, analisti serb nga Beogradi, Predrag Simiq sheh vështirësi në zbatimin e marrëveshjeve nga pala serbe, dhe për këtë jep disa arsye.

Nga njëra anë ekzistojnë obligimet që vijnë nga dialogu në Bruksel, e në anën tjetër, ekziston situata në veri, presioni i publikut, dhe afrimi i zgjedhjeve, të cilat e vënë në kontekst retorikën parazgjedhore të partive në qeveri dhe atyre opozitare. Kështu që në ditët e fundit mund të shihet se në parlamentin e Serbisë është arritur pajtim, madje edhe rreth definimit të ngjarjeve në veri, dhe kjo aktualisht sipas mendimit tim paralizon zbatimin e marrëveshjeve”, tha Simiq.

Ai tha se autoritetet e Serbisë duhet të jenë të kujdesshme që situata në veri të mos paralizojë obligimet që Serbia duhet t’i kryeje para se të marrë qëndrimin përfundimtar të BE në lidhje me statusin e kandidatit.

XS
SM
MD
LG