Ndërlidhjet

Diskutojnë ndikimin e ekonomisë dhe të politikës në media


Kriza globale ekonomike dhe tentimet për të fituar ndikim politik kanë shtuar përmbajtjen “e përmbledhur” të mediave në Ballkanin Perëndimor, citon agjencia e lajmeve AFP gazetarë dhe ekspertë të kësaj fushe.

“Situata e përkeqësuar ekonomike mund të shihet në mënyrë eksplicite në përmbajtjen e mediave me shtyrjen anash të temave serioze nga raportimet e formës së përmbledhur që gradualisht janë bërë një rrymë qendrore”, tha Veran Matiq nga mediumi privat serb, B92.

Gazetërt dhe ekspertët që po marrin pjesë në një panel të organizuar nga Organizata për Media në Evropën Juglindore (SEEMO) tërhoqën vërejtjen se vështirësitë ekonomike kanë rritur edhe ndikimin politik mbi mediat.

Në Kroaci, që pritet të bëhet shteti më i ri anëtar i Bashkimit Evropian në vitin 2013, “tani kemi më pak ndikim dhe më pak përmbajtje se kurrë më parë për shkak të mbizotërimit të përfitimeve”, tha Zrinka Vrabec Mojzhes-këshilltare e presidentit Ivo Josipoviq.

“Deklarativisht ne jemi të lirë, por formalisht nuk jemi. Gazetarët janë të detyruar të shkruajnë çfarë duan pronarët dhe editorët (e mediave), duke u shërbyer në këtë mënyrë interesave ditore politike”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, Andris Kesteris nga Komisioni Evropian tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE duhet “të demonstrojnë kredibilitet rreth kërkesës së tyre për anëtarësim”.
XS
SM
MD
LG