Ndërlidhjet

Rritet numri i protestuesve të vrarë në Siri


Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se Siria ka vrarë të paktën 20 njerëz, një ditë pasi qeveria siriane i premtoi Ligës Arabe t’i japë fund dhunës kundër protestuesve.

Organizata siriane për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, duke cituar dëshmitarët, tha se të gjitha këto incidente raportohet të kenë ndodhur në provincën Homs.

Ky vend ishte në qendër të protesatve kundër regjimit të presidentit, Bashar Al Asad.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë që më shumë se 3 mijë njerëz të jenë vrarë në protestat që nisën në muajin mars.

Sipas marrëveshjes së paralajmëruar në takimin ministror të Ligës Arabe që u mbajt të mërkurën në Kajro, qeveria e Sirisë-ndonëse pa caktuar ndonjë afat të saktë kohor, premtoi të tërheq trupat e saja nga qendrat e protestave.

Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, duke folur në Bruksel, i kërkoi Sirisë të zbatojë planin “plotësisht dhe shumë shpejt”.
XS
SM
MD
LG