Ndërlidhjet

Izraeli ndërpren transferet tek palestinezët


Izreali ka ndërprerë transferin e taksave që kapin një vlerë prej diku 100 milionë dollarësh për autoritetin palestinez si shenjë proteste ndaj pranimit të tij në UNESCO.

Zyrtarët e të dyja palëve konfirmuan mospagesën e transferimit mujor nga Izraeli.

Fondet zakonisht dërgohen në tri ditët e para të secilit muaj.

Kërkesa e palestinezëve për t’u anëtarësuar në UNESCO është pjesë e një fushate për t’u njohur si shtet nga Kombet e Bashkuara.

Veprimi pat tërbuar Izraelin, i cili paralajmëroi ndërprerjen e të gjitha transfereve-diku 100 milionë dollarë, për doganat, kufijtë dhe disa të hyra të tjera që ky vend i mbledh në emër të palestinezëve.
XS
SM
MD
LG