Ndërlidhjet

Shtypi kinez kërkon dalje nga “kriza e besimit”


Gazeta më e njohur kineze vlerësoi se zyrtarëve lokalë u nevojitet të fitojnë besimin e popullit kinez në kohën kur qeveria po përballet me “krizën e besimit”.

Një editorial i gazetës “The People’s Daily”-gazeta zyrtare e Partisë Komuniste, tha se zemërimi mbi shkatërrimet dhe korrupsionin ka çuar në një shpërthim të përditshëm të “incidenteve masive” ose protestave.

Editoriali tërheq vërejtjen se nëse “thellohet mosbesimi, do të ketë një ndikim negativ për zhvillimet, harmoninë dhe stabilitetin e shoqërisë”.
XS
SM
MD
LG