Ndërlidhjet

Kinë: Shpëtohen shtatë persona nga miniera


Mediat shtetërore në Kinë, kanë njoftuar se shpëtimtarët kanë nxjerrë shtatë të lënduar nga miniera dhe janë duke u munduar të nxjerrin edhe 50 të tjerë, që janë zënë brenda pas shpërthimit të një shkëmbi në një minierë qymyri në Kinë.

Agjensioni kinez i lajmeve, Xinhua News Agency, ka thënë se katër minatorë janë vrarë në këtë shpërthim të martën mbrëma, ndërsa 14 të tjerë kanë arritur të iknin.

Shpërthimi i këtij shkëmbi ndodhi pas një tërmeti të vogël në afërsi të minierës, në qytetin Sanmenxia.
XS
SM
MD
LG