Ky votim vjen një ditë pasi Papandreu ka sfiduar kërkesat për të dhënë dorëheqje, për vendimin e tij të mbajtjes së një referendumi për fondin e shpëtimit të Greqisë.
Megjithatë, të enjten, Papandreu tha se do ta linte anash referendumin nëse do të merrte më shumë mbështetje në parlament për fondin prej 130 miliardë eurosh.
Deklarata e tij erdhi pasi partia opozitare, Demokracia e Re, tha se do ta mbështesë këtë plan të shpëtimit.
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, i kanë bërë presion Papandreut që ta zgjidhë këtë çështje sa më shpejt.
Analistët thonë se Papandreu mund të mbijetojë sot në votat e besimit, por që ditët e tij në pushtet janë të numëruara.