Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 4 nëntorin në vite...

  • RFE /RL

Sudentët iranianë sulmojnë Ambasadën Amerikane në Teheran, 1979.

Sudentët iranianë sulmojnë Ambasadën Amerikane në Teheran, 1979.

1979 - Studentët iranianë sulmojnë Ambasadën Amerikane në Teheran, duke marrë 52 pengje. Ato mbahen në robëri për 444 ditë.

2008 - Votuesit e Kalifornisë miratojnë "Propozimin 8", i cili ndalon martesat e së njëjtës gjini.

2001 - Filmi i parë i bazuar në librin “Harry Potter” të J.K. Rouling shfaqet premierë.

1995 - Vritet kryeministri izraelit, Jitzhak Rabin. Ai qëllohet në shpinë dhe në krah nga një djathtist.

1980 - Ish-aktori i Hollivudit dhe republikani, Ronald Regan, fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke mundur me shumicë votash demokratin Xhimi Karter.

1958 - Papa Gjoni XXIII, djali i një fermeri të varfër italian, kurorëzohet si kryepeshkopi i 262-të i Kishës Katolike Romake.

1956 - Dyqind mijë trupa ruse sulmojnë protestuesit anti-stanilistë në Budapest, duke shkaktuar mijëra viktima.

1946 - Formohet Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë - UNESCO.

1920 - Hapet shërbimi i parë i postës ajrore mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

1842 - Abraham Linkoln (Presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara) martohet me Meri Tod në Springfild. (v.t.)
XS
SM
MD
LG