Ndërlidhjet

logo-print

Protesta të reja në Siri


Protesta të mëdha po priten sot në Siri pas lutjeve të së premtes, në atë që është parë si një provë e gatishmërisë së qeverisë që të arrijë një marrëveshje me Lidhjen Arabe të për të ndaluar të shtënat dhe për të filluar bisedimet me protestuesit.

Dhjetra civilë u raportuan të vrarë në qytetin e Homsit të enjten, një ditë pasi Siria u pajtua me Lidhjen Arabe për të tërhequr ushtrinë nga qytetet, të lirojë të burgosurit politikë dhe të zhvillojë bisedime me udhëheqësit e opozitës.

Protestat kundër presidentit Bashar al-Asad, në Siri, deri tani kanë lënë të vdekur më shumë se 3000 njerëz.
XS
SM
MD
LG