Ndërlidhjet

Ivanoviq: Aksion i panevojshëm i KFOR-it


Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka vlerësuar se KFOR-i nuk duhet t’i heqë barrikadat, sikur që ka nisur të bëjë sot në mëngjes në afërsi të Bërnjakut, sepse, sipas tij, “kjo do të ndikonte në tensionimin e situatës”.

Për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, Ivanoviq ka thënë se “aksioni i sotëm i KFOR-it në afërsi të Bërnjakut është më vete e rrezikshme dhhe me të, misioni ndërkombëtar ushtarak pa nevojë po shton tensionet”.

“Kam frikë se e gjithë kjo do të çojë deri te sforcimi i barrikadave në gjithë veriun e Kosovës”, ka thënë Ivanoviq”.

KFOR-i ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin në afërsi të vendkalimit kufitar me Serbinë, Bërnjak, për zhvendosjen e barrikadës.
XS
SM
MD
LG